Gjurovski: Bujar Osmani tregoi se si punohet në gjendje urgjente dhe menaxhim me kriza

Është për të përshëndetur qasja e shpejtë dhe në kohë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në koordinimin dhe tërheqjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët kishin mbetur në Afganistan. Është deklaruar kështu profesori universitar Marjan Gjurovski – doktor i shkencave të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai vlerëson se, Bujar Osmani me ekipin e tij në MPJ ka manifestuar përgjigje funksionale në situatë urgjente dhe menaxhim me kr*iza.
Sipas tij, kur bëhet fjalë për sigurinë ndërkombëtarë nuk ka hapësirë për kalkulime dhe poena për politikë ditore.
Sot MPJ ka njoftuar se që mbrëmë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të evakuuar nga Afganistani.