Gjuriq vija e kuqe: Kush prek Trepçën shkatërron themelet e ekzistencës së popullit serb

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot se ‘Serbia do të mbrojë Trepçën, hidrocentralin Ujman dhe nënstacionin Valaç, dhe se ata që prekin Trepçën do të shkatërrojnë themelet e ekzistencës së popullit serb në Kosovë.

“Ne jemi dëshmitarë të sfidave të vazhdueshme dhe kërcënimeve, të cilat, ndër të tjera, lidhen edhe me sistemin e energjisë në Kosovë. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ka linja të qarta të kuqe kur është fjala për Trepçën dhe sektorin e energjisë në Kosovë.

Dua të porosis se Republika e Serbisë do të mbrojë Trepçën dhe hidrocentralin Ujmani dhe nënstacionin Valaçi. Në këtë nuk ka asnjë dyshim, pasi që ai që prek Trepçën shkatërron themelet e ekzistencës së popullit serb në Kosovë, dhe ne do të vazhdojmë për të ruajtur”, tha Gjuriq, përcjell ksp.