Gjukanoviq i bindet Abazoviqit, Mali i Zi tërheq ambasadorët nga shtatë vende të huaja

Presidenti malazez Milo Gjukanoviq, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq dhe Ministri i Jashtëm Gjorgje Raduloviq bien dakord të tërheqin shtatë ambasadorë.
Siç njofton vijesti.me, Gjukanoviq do të nënshkruajë dekretet për tërheqjen e ambasadorëve pasi që Raduloviq të paraqesë shpjegimet e duhura për largimin e tyre.

Takimi u iniciua nga Raduloviq dhe Abazoviq, pas krizës në zgjidhjen e çështjes së tërheqjes së shtatë diplomatëve të kërkuar nga Qeveria, por Presidenti nuk donte të nënshkruante dekretin për këtë.
Sipas Vijesti të Podgoricës. asnjë nga pjesëmarrësit në takim nuk dëshironte të jepte deklarata për gazetarët.

Ministri deklaroi në shpjegim se ato dëmtonin interesat e shtetit, pa specifikuar se për çfarë bëhej fjalë, prandaj Gjukanoviq refuzoi të nënshkruajë dekretin për revokim.
Raduloviq vendosi të tërheqë ambasadorët në Kinë, Serb Emiratet e Bashkuara Arabe, Vatikan, Itali, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Gjermani.