Shtyrja e pestë e gjykimit për rastin “I pushtetshmi”. Rasti ku një nga të pandehurit është edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski assesi të fillojë. Sot, për tre të pandehurit, problemi ishte që aktakuza dhe provat nuk ishin të përkthyera në gjuhën shqipe, megjithëse askush prej tyre më parë nuk e kishte kërkuar një gjë të tillë nga gjykata. Megjithëse u sigurua përkthyes gjyqësor, të pandehurit këmbëngulën që çdo dokument i shkruar të përkthehej në gjuhën shqipe nga tani e tutje – duke iu referuar, siç thanë, respektimit të përpiktë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Reagoi edhe Prokuroria.
Ky është një abuzim klasik i të drejtave. Kjo është hera e pestë në sallën e gjyqit dhe tani erdhi kjo ide në seancën e pestë. Edhe unë jam pro asaj që të respektohet Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Në seancën tjetër do ta ketë me shkrim të përkthyer në shqip aktakuzën – deklaroi Fatime Fetai, prokurore.
Për të hënën, aktakuza do të përkthehet në shqip, thanë nga gjykata, ndërsa dokumenti do t’iu përcillet të pandehurve që e kërkojnë këtë. Daut Dauti, një nga të pandehurit, deklaroi se nuk është zvarritje e procedurës ajo që kërkuan që aktakuza dhe provat të përktheheshin në gjuhën e tyre amtare. Mendoj se është e drejtë themelore ligjore që është fituar dhe është normale që ne të kërkojmë një gjë të tillë – tha Daut Dauti, i pandehur.
Në rastin “I pushtetshmi” të akuzuar janë 13 persona. Midis tyre është edhe deputeti Antonio Milloshoski dhe babai i tij si dhe ish-kryetari i Komisionit të Lustrimit, Tome Axhiev për lustrim të porositur, por edhe për shitje të paligjshme të një ndërtese në fshatin Izhishtë e cila ishte në pronësi të komunës së Makedonski Brodit ndërsa e ka përdorur komuna e Pllasnicës. Prona më pas i është shitur babait të Antonios, Millosh Milloshoski dhe dëmi ndaj buxhetit është vlerësuar 50 mijë euro.