Gjuetari vret aligatorin gjigant 4.5m pasi bagëtitë nisën të zhdukeshin në fshat (Foto)

Gjuetari nga Mississippi, Doug Borries kishte ndjekur bishën gati 5 metra të gjatë teksa zbavitej në një liqen privat në Vancleave, në jug të Florida, SHBA.

Doug kishte dalë që në agim në brigjet e liqenit dhe më në fund kishte parë aligatorin të dilte nga uji dhe pretendon se e qëlloi atë në kokë nga më shumë se 400 metra largësi.

Kur përbindëshi ishte afruar më shumë, Doug thotë se qëlloi përsëri me një plumb në ballë nga rreth 250 metra largësi.

Ai shkruante në Facebook: “Isha me fat që bëra goditjen fatale ndaj tij në largësi të madhe. Është mirë kur ke një pushkë të mirë”.

Më pas ai me disa të tjerë nxorrën aligatorin nga fundi i liqenit.

Biksha besohet se është rreth 80 vjeçare dhe peshonte 410 kilogramë.

Ai tha për rrjetin Mcclatchy News: “Nuk e kisha idenë sesa i madh ishte, derisa e nxorrën të gjithin nga uji. Ai dyshohet se kishte ngrënë disa bagëti vendase dhe konsiderohej si kërcënim.”

Doug kishte dalë për gjueti drerësh kur dëgjoi fillimisht se aligatori kishte sulmuar kafshët e fermerëve.

Një nga banorët tha se mbante mend aligatorin që kur ishte fëmijë. Doug tha se banorët i kishin dhënë aprovimin për të gjuajtur aligatorin, prej problemeve që ai kishte krijuar.

“Për mua kjo ishte një mundësi shumë e rrallë.”

Për t’u sigurtuar që të kishte sukses Borries tha se përdori një qasje të specializuar.

“Shumca e gjuetarëve kur duan të vrasin një aligator dalin katër ose pesë vetë me barkë natën dhe e godasin me dru në kokë”.

“Por unë desha ta gjuaja atë sikur të isha vetëm unë dhe dreri.”

Borries mban 36 rekorde gjuetie e peshkimi në SHBA.