Gjuetarët kriminel vrasin dy nga tre gjirafat e fundit të bardha në botë


Dy gjirafa të bardha jashtëzakonisht të rralla u vranë nga gjuetarët në Kenian verilindore, sipas ambientalistëve.
Rojët e pyjeve gjetën kufomat e femrës dhe të voglit të saj në një fshat në rrethin Garissa në Kenia verilindore.

Një gjirafë e tretë e bardhë është akoma gjallë. Ambientalistët besojnë se është gjirafa e vetme e bardhë në botë.
Pamja e saj e bardhë është për shkak të një gjendje të rrallë të quajtur leukizëm, gjë që bën që qelizat e lëkurës të kenë mungesë të pigmentit.
Lajmet për ekzistencën e gjirafave të bardha u përhapën në të gjithë botën pasi ato u fotografuan në vitin 2017.

Shefi i ruajtjes së komunitetit në Kenia, Ishaqbini Hirola Mohammed Ahmednoor tha se dy gjirafat e vrara u panë për herë të fundit tre muaj më parë.
“Kjo është një ditë shumë e trishtuar për komunitetin e Ijara dhe Kenia në tërësi. Ne jemi komuniteti i vetëm në botë që jemi kujdesur për gjirafat e bardha”, tha Ahmednoor në një deklaratë.