Gjuajtje me kallashnikov në Vizbeg të Shkupit, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë të zjarrit në Vizbeg të Shkupit. Sipas informacioneve të para një person ka mbetur i plagosur, ndërsa nuk dihet gjendja e tij.

“Më datë 09.05.2023, në orë 17:20 në SPB Shkup është raportuar se në Vizbeg të Shkupit, shtetasi I.A ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pasi shtetasi A.B ka qëlluar në drejtim të tij. Po merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.”- thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas informacioneve të para personi i plagosur është dërguar në spital dhe në afërsi të vendit është gjetur një makinë me kallashnikov.