MPB njoftoi se mbrëmë në SPB Shkup, N.S. (18) nga fshati Arnaqi të Shkupit, ka raportuar se më 23.05.2024 rreth orës 23:30 në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, afër fshatit Çajlanë, një 17-vjeçar nga fshati Bojanë i Shkupit, i cili ndodhej në një automjet “Volkswagen Passat” dhe me të cilin kishin pasur një grindje të mëparshme, ka shtënë me armë në drejtim të N.S. dhe automjetit të tij “Seat Leon”. Nuk ka persona të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.