Gjuajti me armë në një aheng, arrestohet polici nga Hasanbegu i Shkupit

Sot (31.07.2024), pas informacioneve të marra më parë se një zyrtar policor, i punësuar në Njësinë Policore Petrovec në kuadër të SPB Shkup, ka kryer veprën penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 288 të Kodit Penal, duke qëlluar në një festë në oborrin e shtëpisë së tij, nga ana e zyrtarëve policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Tregti të Palejuar me Droga, Arma dhe Materie të Rrezikshme, në koordinim me Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardet Profesionale dhe SPB Shkup – Njësia për Krime të Dhunshme dhe Njësia e Policisë Intervenuese, pas urdhrit të lëshuar për bastisje nga ana e një gjykatësi për procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale, është kryer bastisje në shtëpinë e zyrtarit policor V.I. në fshatin Hasanbeg, Shkup. Gjatë bastisjes është gjetur pushka “Huglu” model HR 7 (e përdorur në veprën penale) dhe një pistoletë për sinjalizim të dritës dhe zërit “Ekol”, të cilat i posedon me leje dhe certifikatë për posedimin e këtij lloji të armëve. Është njoftuar prokurori publik nga PTHP Shkup dhe V.I. është arrestuar. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, ndaj V.I. do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal.