Gjorgje Ivanov sot pritet të dëshmojë për 27 prillin e 2017-s

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend nga 27 prilli i vitit 2017.

Për seancën e sotme gjyqësore janë thirr disa dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe ish-presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov.
Rasti ndodhet në procedurën dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilia Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e akt*akuzës është Villma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kyretari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe ai i Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.
Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rre*zikim te*rrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.