Gjorçev: Zaev dhe Carovska udhëheqin politika anti-familjare

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vladimir Gjorçev në një konferencë për shtyp ka akuzuar kreun e ekzekutivit Zoran Zaev dhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Caroska për rënien e natalitetit në vend.

“Asnjëherë në historinë e Maqedonisë, nuk kemi pasur numër më të vogël të foshnjave. Në vitin 2018 kanë lindur 21.333 foshnja, ky është numri më i keq që kurë Maqedonia mban statistika për demografi. Gjatë kohës së kësaj qeverie, gjatë vitit 2018 nën qeverisjen e Zoran Zaevit dhe Milla Carovskës, kemi demografi më katastrofale dhe më të keqe në historinë e Maqedonisë. Nëse e krahasoni vitin 2018 me vitin 2016, vitin e fundit të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së do të shikoni se numri i foshnjave është zvogëluar nga 23.002 në 21.333, kjo është një rënie frapante”, tha Gjorçev.