Gjorçev paralajmëron shumicë VMRO-Besa në Tetovë

Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE sot konfirmoi se tashmë kanë nisur përgatitjet për bisedime me Lëvizjen Besa për të formuar shumicën në Këshillin e komunës së Tetovës. Gjorçev tha se nuk përjashtojnë mundësinë që edhe parti të tjera t’i bashkëngjiten shumicës.

“Tashmë mendoj se po formalizohen ditëve në vijim negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe Besës për shumicë në Këshill, bashkë vetëm VMRO-DPMNE-ja dhe Besa kanë 16 këshilltarë nga 31 gjithsej, kjo është shumicë që në fillim. Do të shohim nëse edhe dikush tjetër do të bashkëngjitet kësaj shumice”, tha Gjorçev.

Gjorçev tha se mendon se me Lëvizjen Besa do të vazhdojnë bashkëpunimin që kanë pasur deri më tani edhe nëpër komuna tjera,

“Mendoj se me Besën do të bashkëpunojmë mirë dhe në mënyrë korrekte sepse edhe si deri më tani në Këshill vitin e kaluar kemi bashkëpunuar me ta në mënyrë korrekte, i kemi mbështetur projektet e kryetarit të komunës Bilall Kasami dhe pres që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen, bashkëpunim të tillë kemi edhe në një numër të madh komunave tjera, përvoja është pozitive”, pohoi Gjorçev.