Policia e Shqipërisë e ka ndaluar një person në Tiranë që ishte filmuar teksa e tërhiqte dhinë me veturë.
Autoritetet njoftuan se drejtuesi i veturës, Xh.M., 58-vjeçar, s’kishte patentë shoferi dhe dokumente të tjera për qarkullim.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë, derisa Policia falënderoi qytetarët për denoncimin e këtij rasti.