Gjobitet organizatori i protestës së “Monstrës”, të tjerë po merren në pyetje

Ministria e Punëve të Brendshme ashtu siç dhe kishte paralajmëruar ka bërë me dije se ka filluar shqiptimin e gjobave ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protestën për rastin “Monstra”. Ndërsa nga MPB thonë se në pyetje po merren edhe persona të tjerë.

“Ndaj B.A. kurse në lidhje me protestën për të cilën pyetët i është shqiptuar gjobë sipas Ligjit për tubime publike, kurse do t’i parashtrohet edhe kallëzim penal. Krahas atij në Stacion Policor po thirren edhe persona të tjerë në lidhje me rastin dhe pas dokumentimin do të parashtrohen shkresa përkatëse” thonë nga MPB. Gjobat siç pati paralajmëruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski kanë të bëjnë me mosrepsktimin e masave anti-Covid gjatë protestës dhe për shkak të incidenteve që u shkaktuan në protestë.

Protesta për “Monstrën” u mbajt më 29 janar ku kryesisht kaloi e qetë por në fund një grup protestuesit tentuar të thyejnë kordonin policor ndërsa hodhën drejtë organeve të rendit gurë dhe mjete piroteknike.