Gjobiten 212 shoferë

MPB njofton se dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion në të gjithë territorin e Shkupit me çka janë shqiptuar 212 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 212 masa, nga të cilat 76 masa për tejkalim të shpejtësisë, 24 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur 10 masa për përdorim celular, gjashtë për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit, tetë masa për automjete të paregjistruara…”, njoftojnë nga MPB.