Gjobë prej 100 eurosh nëse nga 1 janari nuk keni leje drejtimi me emrin Maqedonia e Veriut

Lejet e drejtimit me emrin e vjetër të shtetit “Republika e Maqedonisë” nuk do të jenë të vlefshme pas datës 31.12.2024, kështu që është e rëndësishme që qytetarët të dinë se çdo paraqitje e një lejeje të pavlefshme nga data 1 janar 2025 do të jetë e dënueshme me ligj.

“Sipas nenit 317 të Ligjit për sigurinë në trafikun rrugor, kur drejton një automjet motorik, shoferi është i detyruar të ketë me vete një leje drejtimi të vlefshme dhe librezë shoferi, të cilat është i detyruar t’i tregojë me kërkesë të oficerit të policisë. Nëse nuk ka leje të vlefshme, do të duhet të paguajë një gjobë prej 100 eurosh në kundërvlerë denari”, parashikon neni 317 i Ligjit për sigurinë në trafikun rrugor.