Gjobë për gostivarasin që e shkeli orën policore më 25 mars!

Prokuroria Publike e Gostivarit ka parashtruar propozim për shqiptim të gjobës për një 40-vjeçar nga Gostivari, për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale – Mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë në bazë të nenit 206 të Kodit Penal.

Prokuroria propozoi deri te Gjykata Themelore në Gostivar që të shqiptohet gjobë në lartësi prej 100 gjobave ditore, për personin i cili më 25 mars është kapur duke mos e respektuar orën policore.