Ballina Lajmi i Dites Gjoba të larta për restorantet dhe kafeteritë që nuk respektojnë protokollet për...

Gjoba të larta për restorantet dhe kafeteritë që nuk respektojnë protokollet për përkujdesje nga Kovid19

Nëntë kallëzime për mosrespektim të protokollit për punë të objekteve hotelerike në kushte të Kovid-19 ka ngritur Inspektorati Shtetëror i Tregut në Maqedoni gjatë kohës së fundjavës së zgjatur.

Inspektorati i punës ka sjell katër vendime dhe tre vërejtje ndaj punëdhënësve që ata menjëherë t’u përmbahen rekomandimeve.

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Inspektorati Shtetëror për Transport, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Drejtoria për të Ardhura Publike gjatë kohës së fundjavës së zgjatur intensivisht ka punuar në terren dhe ka kryer kontrolle në mënyrën se si zbatohen protokollet nga ana e autoriteteve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi KOVID-19, njoftoi Qeveria.

Inspektorati Shtetëror i Tregut sot në orën 16.00 ngriti pesë kallëzime penale për mosrespektim të protokollit për punë në objektet hotelerike në kushte të Kovid-19, tre prej të cilave në Strugë, një në Ponikvë, Koçan dhe një në Mavrovë. Gjithashtu sot, inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut ngritën katër akuza për kundërvajtje për parregullsi në punën e objekteve hotelerike.

Inspektorët e tregut po monitorojnë me kontroll të përforcuar vendet turistike në vend dhe po mbikëqyrin zbatimin e masave qeveritare. Inspektorati Shtetëror për Transport nga inspektimet e kryera sot në Shtip, Tetovë dhe Veles nuk ka regjistruar shkelje. Është konstatuar se në tërësi respektohen dekretet qeveritare.

Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Punës janë sjell katër vendime dhe tre vërejtje për punëdhënësit për maskat ​​mbrojtëse, doreza mbrojtëse, përdorimin e dezinfektuesve, ventilimin, lirimin e punonjësve nga grupet e rrezikut. Është kërkuar që menjëherë të fillojnë t’u përmbahen rekomandimeve të qeverisë.

Ndryshe, Inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike në terren kryejnë kontrolle në qarkullim dhe veprojnë edukativisht, theksohet në deklaratën e qeverisë.