GJNP-ja lëshon urdhërarrest për Natanyahun, Gallantin dhe liderin e Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka bërë të ditur të enjten se ka lëshuar urdhra për arrestimin e liderit të Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri (i njohur si Mohammed Deif) dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Urdhërarrest është lëshuar po ashtu për ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.