Gjithsej 1 milion vaksina janë aplikuar në Maqedoni

epa08673426 A handout photo made available by the Hacettepe University hospital shows a medical worker injecting a coronavirus vaccine to another medical worker at the Hacettepe University hospital in Ankara, Turkey, 16 September 2020. Turkey has started the third phase of a Covid-19 vaccine human trial made by China's Sinovac Biotech Ltd. EPA/HACETTEPE UNIVERSITY HOSPITAL HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 16.020 qytetarë, 8.914 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 561.912 persona. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.016.700 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 454.788 qytetarë.

“Vaksinimi po zhvillohet pa ndërprerje, ndërkaq vijon edhe vaksinimi në terren”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.