Gjirokastër: Gjendet i pajetë e me shenja dhune në trup një çift i moshuar

Një çift i moshuar në fshatin Bodrishtë të Bashkisë së Dropullit, Gjirokastër, janë gjendur të pajetë në banesë.

Dy të moshuarit kanë pasur shenja dhune në trup, çka ngre dyshimet për një krim, raporton A2CNN.

Të moshuarit janë 84-vjeçari K.I. dhe 88-vjeçarja K.I.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.