Analisti Rron Gjinovci ka vazhduar polemikat rreth historisë duke ia kthyer Arbana Xharrës në emisionin Pressing në T7.
Gazetarja Arbana Xharra, i ka reaguar analistit politik, Rron Gjinovci, i cili deklaroi se Skendërbeu përgjatë veprimtarisë së tij nuk kishte folur në gjuhën shqipe.
Xharra, me anë të Facebook-ut, ka thënë se Gjinovci e ka bërë të barazvlefshëm figurën kombëtare shqiptare me një serb të Beogradit, përcjell Gazeta Express.
“Skenderbeu tha s’ka fole shqip. Dmth njejte sikurse nje serb n’midis Beogradit, propagandon Rron Gjinovci”, thuhet në postimin e saj.
Ndërkaq, Gjinovci në ‘Pressing’ në T7 pretendoi se Skendërbeu nuk e ka zotuar gjuhën shqipe, nën pretekstin se “është rritur në oborrin e Sulltanit”.
Këtu ka reaguar Gjinovci.
“Arbana Xharra është e diskredituar katërcipërisht. Edhe ajo flet palidhje Ajo pati thënë se nuk futet kurrë në PDK dhe e pati kritikuar shumë por tani shkoi aty. Nuk mund të flitet për të. Skënderbeu është figurë historike që ka ekzistuar e që rilindasit e kanë shfrytëzuar si figurën kryesore për të krijuar kombin shqiptar. Pikë! Këtu përfundon”, shtoi ajo.