Gjinovci kritikon Qeverinë pas masave të reja: Ka me iu kushtu njerëzve me varfërim

Analisti Rron Gjinovci ka kritikuar ministrin Arben Vitia dhe komisionin për pandeminë për “mungesë kreativiteti” pas komunikimit të masave të reja që kufizojnë ekonominë dhe qarkullimin e njerëzve. Gjinovci ka kërkuar edhe shpërndarjen e komisionit të pandemisë, derisa ka kërkuar që të pyetet ai për masa të reja nëse Qeveria e sheh të nevojshme.

“Ju si qeveri e Arbeni si ministër jeni aty për me ardhë me najçka ma t’mençme se sa për mbyllje, ajo dihet.” – ka shkruar Gjinovci. Ai ka thënë se këto masa pritet t’i kushtojnë njerëzve me varfërim të mëtejshëm. Statusi i plotë dhe i paedituar: Siç edhe pritej, mungesë e thellë kreativiteti.
A ka mundësi mos me harxhu pare dhe kohë me at far komisioni palidhje për pandeminë, por sa her të keni nevojë për masa thirrëmni mu un jau rekomandoj mbylljen, që e dijmë krejt. Ju si qeveri e Arbeni si ministër jeni aty për me ardhë me najçka ma t’mençme se sa për mbyllje, ajo dihet. Të paktën qat komisionin palidhje që me demek po bon najfar pune shpërbëjeni se shumë kot, sidomos nëse ju si zyrtarë dhe pjesëtarët e tij merrni naj honorar për angazhim në të.Mungesa e kreativitetit tuj, ka me i kushtu njerëzve me varfërim të matutjeshëm. Dobët.