Gjinovci kërkon falje për deklaratën e tij ndaj votuesve të PDK’së

Aktivisti Rron Gjinovci ka kërkuar falje për deklaratën e tij ndaj votuesve të PDK’së. Thotë se qëllimi i tij nuk ishte që të ofendonte dikë.
“E di që është klishe me thënë që u nxjerr pak prej kontekstit por jemi kanë tu fol prej pas vitit 2014 kur ka dalë afera pronto. Mua vërtetë mu ka dokë gjithmonë e çuditshme se pse njerëzit e votojnë PDK’në”, tha Gjinovci në Pressing.

“Prej 2014 deri më 2019 duke qenë se nuk ka pasur asnjë reformë në PDK mua gjithmonë mu ka dokë që është jonormale me votu për PDK’në ose ke një interes të caktuar”, vijoi ai.

‘Kjo ka qenë çka kam mëndu me thënë por kaq e shumë është kjo…kërkoj falje sepse nuk është qëllimi im me i fy e ofendu njerëzit por si një observues, si një person që e ka përcjell politiken, prej 2014 deri më 2019 nuk kam parë asnjë reformë në PDK dhe arsye pse dikush ish dashtë me votu PDK’në”, tha Gjinovci.