Gjinekologu përdori spermën e tij dhe la shtatëzënë 17 gra pa dijeninë e tyre


Gjinekologu holandez Jan Wildschut gjatë viteve 1981 dhe 1993 përdori spermën për pacientët pa dijeninë e tyre dhe u bë baba i të paktën shtatëmbëdhjetë fëmijëve. Jan Wildschut, ishte një specialist në mbarësimin artificial me spermë të dhuruar në atë spital.


Gjinekologu holandez Jan Wildschut

Ato që bëri gjinekolgu hoalndez u zbuluan kur një pjesë e fëmijëve u ngjizën atje, tani të rritur, vendosën për të gjetur se kush ishte babai i tyre biologjik dhe kur mostrat e ADN’së u krahasuan me të fëmijës së njohur të mjekut.
Ndërsa spitali “Isala Hospital, Zwolle” ku punonte Gjinekologu holandez Jan Wildschut kishte deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që mjeku të jetë babai i edhe më shumë fëmijëve.


Spitali ku kishte punuar Wildschut
Në vitet 1980, riprodhimi i asistuar ishte në fillimet e tij. “Prindërit u këshilluan që të mos shpërndanin informacion në lidhje me këtë”, këshilloi spitali.