Gjiganti francez niset urgjent me agjendë të papërcaktuar për në Mesdhe

Anija kryesore e flotës franceze, aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, e shoqëruar nga një numër anijesh dhe nëndetësesh të marinës franceze pritet të lundrojë direkt në Mesdheun Lindor, sipas raportimeve të Europe 1 që citon informacione të siguruara nga Marina Franceze.

“Xhevahiri” në kurorën e marinës franceze arrin në Mesdhe në një “mision të paspecifikuar”, përcjell abcnews.al
Për arsye sigurie, asnjë detaj i mëtejshëm nuk është publikuar, por analistët ushtarakë thonë se aeroplanmbajtësja e nisur nga porti Toulon është “gati për betejë” e ngarkuar me avionë luftarakë Rafale, radarë fluturues dhe gjeneralë.

Po ashtu, në aeroplanmbajtëse thuhet të gjenden raketa me rreze maksimale, arsenal anti-nëndetëse si dhe sistemet e përparuara elektronike të ndjekjes dhe targetimit të zhvilluara nga industria e luftës franceze me veçori që nuk i gjen të disponueshme në asnjë vend tjetër.

Lajmi për praninë e marinës franceze në Mesdheun Lindor në këtë kohë pason deklaratat e fundit të presidentit francez Emanuel Macron se “Turqia kupton vetëm me vepra”, ndërsa Presidenti turk Erdogan ka kërcënuar Greqinë dhe Francën që “do të paguanin një çmim i të lartë.”