Gjeti të dashurën në ‘Instagram’, gurbetqari kthehet pas 6 vite në Kosovë për ta takuar për herë të parë atë


Mërgimtarit, Shpëtim Hajdari i janë dashur më shumë se gjashtë vjet për t’u kthyer në Kosovë, atje ku po e priste e dashura e tij që e kishte njoftuar përmes “Instagram-it”.

Ajo bashkë me nënën e tij kishin dalë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, dhe me padurim po e prisnin çastin kur ai do t’i shihte e përqafonte.

Nëna e Shpëtimit, derisa po priste atë të vijë, me zë të dridhur tregoi për ATV-në se sa të vështirë e ka pasur ta përcjellë djalin para gjashtë vitesh, gjersa shtoi se edhe kur ia ka kumtuar lajmin se po vjen, e ka përjetuar njëjtë.
“Kur më tha se po vjen, kam qarë gjithë ditën, sikur atë ditë kur është nisë. Janë emocione të përziera, sikur atë ditë që është nisë, qashtu edhe atë ditë kur më tha se po vjen. Disi më kujtohej krejt periudha se si ka shkuar, çfarë ka hequr,” – u shpreh tutje nëna e mërgimtarit.

Në anën tjetër e dashura e tij tregon se sa kohë ka që janë njoftuar.