Gjesti i pabesueshëm: Pas 40 vjetësh, hajduti “komunist” i kthen rrogën e vjedhur një shoku

Ndërgjegjja nuk njeh kohë: kjo është arsyeja pse një hajdut ndreqi gabimin për kr*imin e kryer 40 vjet më parë dhe ia ktheu paratë e vje*dhura pronarit të ligjshëm.
Ngjarja u regjistrua në Venecia të Italisë, ku një ish-sindikalist dhe militant komunist tashmë në pension, Francesco Di Cataldo, gjeti një pako me 200 euro dhe një biletë që pranonte vje*dhjen, në kutinë postare.

Sipas vik*timës, hajduti, i cili mbeti anonim, duhej të ishte një nga shumë shokët e partisë që frekuentonin shtëpinë e tij në atë kohë.
Ai e fali hajdutin që i kishte vje*dhur të gjithë pagën në fund të viteve 1970.

Kur u kthye në shtëpi, Di Cataldo gjeti një surprizë të këndshme: 200 euro – ekuivalenti aktual i pagës në atë kohë, 400 mijë lireta – dhe një shënim ku shkruhej: “Shumë vite më parë, kur jetonit pranë mbikalimit të Mestre, ju vo*dhën paratë. Kjo është shifra përkatëse”.