Fernando Muslera, portieri i Uruguait, ka bërë një gabim të tmerrshëm në çerekfinale të Kupës së Botës kundër Francës.Franca është gjysmëfinalisti i parë në Botërorin e Rusisë, pasi e mposhti 2-0 Uruguain.
Golin e parë e realizoi Raphael Varane në minutën e 40’, pesë minuta para fundit të pjesës së parë.
Goli i dytë erdhi nga sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, në minutën e 61’, pas një gabim të portierit, Fernando Muslera, i cili nuk intervenoi siç duhet.
Por, në shenjë respekti për Uruguain dhe për gabimin që bëri Muslera, Griezmann nuk e festoi golin, gjest i cili ka pushtuar mediet botërore.
Franca do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e përballjes mes Brazilit e Belgjikës, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.