Gjest i madh nga Bill Gates: Ofron 150 milionë dollarë që vaksina antiCovid të arrij edhe në vendet e varfëra

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates bëri me dije se së bashku me fondacionin e tij ka menduar të shpenzojë 150 milionë dollarë për të mundësuar shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit, (kur ajo të jetë gati), edhe për fashat më të varfra të popullsisë.

Në veçanti fondacioni Gates do të paguajë institutin “Serum”, që njihet si prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, që të përgatisë 100 milionë doza me një kosto prej 3 dollarësh.
I angazhuar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në kërkimin për vaksinën, Gates e prezantoi qëllimin e tij përgjatë një intervistë në “Bloomberg” duke nënvizuar se pandemia mund të jetë shkatërruese për shumë vende të varfra që nuk kanë qasje te kurat apo vaksina, kur të jenë gati.