Gjermania rrit pagën minimale: “Në 2026 do të arrijë 15 euro në orë,” premton ministri gjerman i Punës

Gjermania duhet të rrisë pagën minimale me rreth 17% në 2026 për t’u përputhur me rregulloret e BE-së, paralajmëron ministri i Punës

Ministri i Punës gjerman, Hubertus Heil, ka paralajmëruar se Gjermania duhet të rrisë pagën minimale për rreth 17% deri në vitin 2026 për t’u përputhur me direktivat e Bashkimi Evropian. Në qershor të vitit të kaluar, Komisioni për Pagën Mininale rriti pagën minimale bruto në Gjermani për 18,7% në 12,41 euro në orë, duke u mbështetur në inflacionin më të lartë që nga fillimi i ndjekjes së të dhënave nga zyra statistike dhe parashikimet për një rikuperim të moderuar të ekonomisë.

Paga minimale është parashikuar të rritet për vetëm 3,3% në vitin 2025, duke arritur në 12,82 euro në orë, sipas vendimeve të komisionit. Kjo vendimmarrje ka ngjallur kritika të ashpra, pasi u mor vetëm me votën e kryesueses, Christiane Schenfeld, dhe sindikatat kanë paralajmëruar se rritja nuk është e mjaftueshme.

Ministri Heil e ka theksuar se ky rritje është shumë e skromë dhe duhet të korrigjohet për të përmbushur direktivat e BE-së. Sipas këtyre direktivave, paga minimale për punëtorët me kohë të plotë duhet të jetë të paktën 60% e pagës mesatare. Konfederata gjermane e sindikatave ka llogaritur se, në përputhje me këtë rregullore, paga minimale duhet të jetë 15,27 euro në orë.

Heil ka sugjeruar që në vitin 2026 paga minimale duhet të arrijë në rreth 15 euro në orë, sipas një letre dërguar komisionit, e cila është parë nga agjencia Reuters. Kjo do të kërkonte një rritje prej 17% në krahasim me vitin 2025. Komisioni do të vendosë për shumën e pagës minimale për vitin 2026 në mes të vitit të ardhshëm.