Gjermania, Republika Çeke dhe Holanda do të dërgojnë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Gjermania do t’i dorëzojë armë Ukrainës në një ndryshim të madh politikash, pasi u rezistoi thirrjeve të mëparshme të Kievit për armatim mbrojtës. Sipas mediave të huaja, në marrëveshjen e saj të koalicionit, qeveria gjermane kishte rënë dakord për një politikë kufizuese të eksportit të ar*mëve që nuk lejon asnjë dërgesë ar*mësh në rajonet e krizës. Dorëzimi i ar*mëve të tilla ka gjithashtu konotacione historike pas Lu*ftës së Dytë Botërore.

“Pushtimi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të mbështesim Ukrainën me më të mirën e aftësisë sonë për t’u mbrojtur kundër ushtrisë pushtuese të Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1000 ar*më antitank dhe 500 raketa Stinger për miqtë tanë në Ukrainë”, ka shkruar në Twitter, kancelari gjerman Olaf Scholz.

Ndryshe, siç ka raportuar Sky News, 27 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, vende të tjera evropiane dhe SHBA, do t’i japin më shumë armë, furnizime mjekësore dhe ndihmë të tjera ushtarake Ukrainës ndërsa ajo po lufton kundër një agresioni rus.
Përveç Gjermanisë, edhe dy anëtarë të NATO-s kanë njoftuar se do të dërgojnë “përforcime” për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër Rusisë.

Republika Çeke u zotua të shtunën të dërgojë një “dërgesë armësh në Ukrainë” me vlerë mbi 8.5 milionë dollarë në një “vend të zgjedhur nga ukrainasit”.
“Qeveria ka miratuar një dërgesë armësh në Ukrainë. Ne po dërgojmë mitralozë, automatikë, pushkë snajper dhe pistoleta dhe municionet e tyre përkatëse me vlerë 188 milionë CZK”, shkroi në Twitter kryeministri çek Petr Fiala.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën”, shtoi Fiala.
Holanda gjithashtu tha të shtunën se do t’i siguronte Ukrainës më shumë fuqi zjarri.
“Holanda do t’i furnizojë Ukrainës 200 raketa anti-ajrore Stinger. Materiale të tjera mbrojtëse tashmë janë duke u nisur”, shkroi në Twitter këshilltari i kryeministrit për punët e jashtme dhe mbrojtjen, Geoffrey van Leeuwen.