Gjermania refuzon të dënojë su*lmet izraelite ndaj xhamisë Al-Aksa

Gjermania ka refuzuar të dënojë su*lmet e policisë izraelite ndaj civilëve palestinezë në xhaminë Al-Aksa, që lanë të pla*gosur qindra persona.
I pyetur dy herë në një konferencë për media në Berlin nëse ai dënon në mënyrë të qartë sulmin e policisë izraelite ndaj grave dhe fëmijëve palestinezë brenda dhe jashtë xhamisë Al-Aksa, zv/zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Christofer Burger, iu referua vetëm deklaratës së fundit nga e ashtuquajtura ‘Kuarteti i Lindjes së Mesme’.

Në deklaratën e javës së kaluar, të dërguarit e ‘Kuartetit të Lindjes së Mesme’, ku bëjnë pjesë Bashkimi Evropian (BE), Rusia, SHBA-ja dhe Kombet e Bashkuara (OKB), shprehën “vetëm shqetësimin e thellë” për përplasjet e përgjakshme në Kudsin Lindor, por nuk e dënuan në mënyrë specifike su*lmin izraelit në xhami.
Video-pamjet në rrjetet sociale që tregojnë forcat izraelite duke shënjestruar civilët izraelitë me shok-bomba dhe gaz lotsjellës brenda dhe jashtë xhamisë kanë shkaktuar zemërim publik ndërkombëtar.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, bëri thirrje për de-përshkallëzim të konfliktit, duke kërkuar nga të dy palët të përmbahen.
“Ne kërkojmë nga të dyja palët të japin një kontribut urgjent tani për të de-përshkallëzuar situatën”, u tha Seibert gazetarëve në Berlin.

Forcat e sigurisë izraelite të ar*matosura rëndë mëngjesin e sotëm përsëri sulmuan kompleksin e xhamisë Al-Aksa, duke përdorur plu*mba gome, gaz lotsjellës dhe shok-bo*mba ndaj palestinezëve, duke lënë të pla*gosur qindra prej tyre.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se në kohërat antike ishte vendi i dy tempujve hebrenj.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë lu*ftës arabo-izraelite në vitin 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, në një lëvizje që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.