Gjermania pritet të jetë e mbyllur deri në këtë muaj


Derisa Gjermania po vazhdon të regjistroj mijëra raste të infektuara me koronavirus, hapja nuk pritet të ndodh së shpejti.
Ky shtet po planifikon që të mos hapet as në fillim të muajit të arshëm, për shkak të gjendjes me pandeminë. Hapja pritet të ndodhë në fund të muajit maj, ose në muajin qershor.

Ministri i Financave, Olaf Scholz ka thënë për gazetën gjermane “Bild am Sonntag” se shtetit i nevojitet një planifikim se si t’i kthehet jetës normale dhe se ky plan duhet të revokohet pas pak ditësh.
Ai ka thënë se qeveria duhet të tregoj hapat për hapjen e vendit deri në fillim të verës.
“Kemi nevojë për një plan se si t’i kthehemi jetës normale por ky nuk duhet të jetë një plan i cili duhet të revokohet pas vetëm pak ditësh”, ka thënë Sholz.

Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i të infektuarve, me gjithsej 3 milionë e 286 mijë e 187 raste.
Deri tani në këtë shtet kanë vdekur mbi 82 mijë persona.