Gjermania përkrah Macronin, kritikon veprimet e Erdoganit

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas ka dënuar konfliktin e racizmit dhe luftën kundër terr*orizmit pas një përplasjeje midis presidentit francez dhe atij turk.
“Su*lmet personale të Erdoganit ndaj Macronit janë të papranueshme”- tha Maas

Në një konferencë shtypi të zhvilluar së bashku me udhëheqësin e Agjencisë së Energjisë Atomike, Maas tha se qeveria gjermane po qëndronte në solidaritet me fqinjin e saj europian në “lu*ftën kundër ekst*remizmit islamik”.
Maas gjithashtu pohoi se kjo nuk ka të bëjë me “miliona myslimanëve që i binden ligjit, që jetojnë në Evropë”, por me “ekstremistë të dhu*nshëm dhe vr*asës”.
“Do të luante në duart e atyre që duan të ndajnë shoqërinë tonë. Ne nuk do ta pranojmë atë”- tha ai.

Gjatë fundjavës Erdogan shkaktoi një trazirë duke i thënë presidentit francez që të kontrollojë gjendjen e tij mendore. Ai gjithashtu aku*zoi Macron për Islamofobi pasi lideri francez mbrojti botimin e karikaturave që përshkruanin Profetin Mysliman Muhamed.
Franca dënoi komentet e presidentit turk dhe tërhoqi ambasadorin e saj nga Ankaraja.