Gjermania paralajmëron qytetarët e saj të mos udhëtojnë në …

Gjermania i paralajmëroi qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Paris dhe bregun francez të Azurit, për shkak të përhapjes së koronavirusit në këto rajone, kumtoi Ministria gjermane e punëve të jashtme.

Ministria paralajmëroi pa ndonjë arsye të veçantë që të mos udhëtohet për në rajonin Il de Frans, në të cilën gjendet Parisi, ose në jug, në rajonin e Provansa-Alpi- bregu i Azurit, që i përfshin qytetet Marsej dhe Nicë.

Gjermania të shtunën ka regjistruar numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus nga muaji prill, ndërsa autoritetet kumtuan se një pjesë e rasteve ishin zbuluar te turistët gjerman të cilët janë kthyer nga vendet e huaja.