Kushdo që dëshiron të udhëtojë në Gjermani do të duhet të paraqesë një test negativ PCR nga e diela – 28 marsi, njoftoi agjencia e lajmeve DPA.
Para fluturimit, pasagjerëve që nisen për në Gjermani do t’u kërkohet të tregojnë një test negativ PCR. Vendimi hyn në fuqi të Dielën në mesnatë dhe do të zgjasë deri në 12 maj.
Ata që nuk paraqesin certifikatën e kërkuar në linjën ajrore nuk do të lejohen në bord, sipas një deklarate nga Ministria Gjermane e Shëndetësisë.
Idejaishte që kërkesa të hynte në fuqi nesër, por ajo u shty në mënyrë që pasagjerët dhe linjat ajrore të mund të përshtateshin.
Deri më tani, kalimi i një testi negativ ka qenë i detyrueshëm për udhëtarët që vijnë nga vendet dhe rajonet e përcaktuara nga autoritetet gjermane si zona me rre*zik të lartë.