Gjermania mbështet Macronin, i dërgon mesazh Erdoganit

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka dënuar kon*fliktin e racizmit dhe lu*ftën kundër ekstremizmit pas një përplasjeje midis presidentit francez dhe atij turk. “Atakimet personale të Erdoganit ndaj Macronit janë të papranueshme”- tha Maas

Në një konferencë shtypi të zhvilluar së bashku me udhëheqësin e Agjencisë së Energjisë Atomike Maas tha se qeveria gjermane po qëndronte në solidaritet me fqinjin e saj europian në “lu*ftën kundër ekstremizmit islamik”. “Do të luante në duart e atyre që duan të ndajnë shoqërinë tonë. Ne nuk do ta pranojmë atë”- tha ai.

Gjatë fundjavës Erdogan shkaktoi një trazirë duke i thënë presidentit francez që të kontrollojë gjendjen e tij mendore. Ai gjithashtu akuzoi Macron për Islamofobi pasi lideri francez mbrojti botimin e karikaturave që përshkruanin Profetin Musliman Muhamed. Franca dënoi komentet e presidentit turk dhe tërhoqi ambasadorin e saj nga Ankaraja.