Gjermania e vendosur për hapjen e shpejtë të negociatave me Shkupin dhe Tiranën


Pas vlerësimeve pozitive të KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Gjermania angazhohet për fillim të shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE, ka deklaruar ministri gjerman për Punë të Jashtme, Hajko Mas.

“Dy vendet kanë bërë progres të qartë në reformat kyçe, veçmas në forcimin e sistemit gjyqësor dhe luftën kundër krimit të organizuar. Ne i ndajmë vlerësimet pozitive të KE-së. Prandaj angazhohemi për fillim të shpejtë të negociatave në BE. Negociatat qasëse janë hallkë më e mirë që mund t’u jepet Shqipërisë dhe RMV-së dhe mbështetja më e mirë e mundshme për progres të mëtejmë”, ka thënë Mas.

Shefi i diplomacisë gjermane paralajmëron se mos-hapja e negociatave do të jetë e dëmshme për dy vendet, por edhe për BE-në dhe Gjermaninë.

“Pa shenjë inkurajuese nga BE do të rrezikojmë progresin e madh të arritur në vitet e fundit. Kjo do të dëmtojë edhe interesat e BE-së dhe Gjermanisë. Na duhen shtete stabile, efikase dhe demokratike në Ballkan Perëndimor”, ka thënë Hajko Mas në deklaratën e shkruar të publikuar në ueb faqen e MPJ-së gjermane pas raporteve të publikuara pozitive të KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe rekomandimin e rinovuar për fillim të bisedimeve qasëse.

KE pas raporteve të publikuara, thekson se Shkupi dhe Tirana i kanë përmbushur kriteret për fillim të negociatave dhe se pret Këshilli i BE-së në javët e ardhshme të sjell vendim pozitiv.

Raportet e publikuara e përshëndesin progresin në dy vendet.