Gjermania e shpërblen me çmim gjykatësin e Speciales

Gjykatësi gjerman i Dhomave të Specializuara, Kai Ambos, është nderuar me një çmim të njohur nga shteti federal i Saksonisë së Ulët (Niedersachen), i Gjermanisë, për kontributin e tij shkencor në drejtësinë ndërkombëtare.

Gjykatësi Kai Ambos, ka kontribuar në drejtësinë ndërkombëtare dhe penale si profesor në Universitetin e Gëtingenit.

“Gjykatësit Kai Ambos, I cili është në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë, iu dha një çmim i njohur nga shteti federal i Saksonisë së Ulët (Niedersachsen) i Gjermanisë, për kontributin e tij shkencor në drejtësinë ndërkombëtare dhe penale si profesor në Universitetin e Gëtingenit (Göttingen)”, thuhet në kumtesë.

Tutje aty theksohet se Kryetarja Ekaterina Trendafilova e përgëzoi gjykatësin Ambos për këtë vlerësim më se të merituar, për kontributet e tij në lëminë e drejtësisë penale ndërkombëtare.