Gjermania do të japë 40 milion euro ndihma humanitare në Gaza

Gjermania do të jap 40 milion euro ndihma humanitare për qytetarët e Gazës. Këtë informacion e bëri të ditur ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas përpara takimit me homologët e tij të Bashkimit Evropian ku u takuan për të diskutuar situatën në Izrael dhe Gaza. Mes tjerash ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas dënoi sulmet me raketa të Hamasit ndaj Izraelit duke theksuar se vendi ka të drejtë të mbrojë veten.

Ndërkohë, nga presidenca egjiptiane kumtuan e do të shpenzojnë 500 milion dollarë në përpjekje për rindërtimin në Rripin e Gazës. Ky njoftim erdhi pas një takimi mes Presidentit Abdel Fattah al-Sisi, Presidentit Francez Emmanuel Macron dhe Mbretit të Jordanisë në Paris.
Ndërkaq, sipas OKB-së, më shumë se 52 mijë palestinezë janë zhvendosur pas sulmeve ajrore të fundit izraelite.