Gjermani, testohet java katërditore e punës- 80% e punonjësve, pozitivë!

45 kompani gjermane i janë bashkuar projektit për punë 4-ditore në javë.

Mes tyre, siç theksojnë mediat vendase, është edhe një firmë pastrimi qilimash, një kompani ndërtimi, një agjenci marketing. Ky konsiderohet projekti më i madh i këtij lloji në vend.
Emri i eksperimentit është “Katër ditë”; mënyrat sesi do të reduktohej orari i punës pa cënuar produktivitetin u lanë në dorën e vetë kompanive. Disa prej tyre modelin klasik: e premtja pushim për të gjithë. Të tjerë kanë lejuar punonjësit e tyre të punojnë pesë ditë në javë për katër javë dhe më pas të marrin pushim javën e pestë të punës në tërësi. Ose orari i punës ditore i punonjësve është shkurtuar.

Drejtuesi i një kompanie turistike pohoi se kjo nismë nuk pati vetëm anë pozitive. Tani, pak para pushimeve verore, sezoni i pikut të tyre po afron, ndërsa pati përmbytje dhe vërshime të Danubit, të cilat ndikuan në punën e tyre turistike.. “Kjo shkaktoi edhe stres për punonjësit sepse shumë punë mbetën të papërfunduara për shkak të ditës së tyre të pushimit”, thotë Julius Gräler. Megjithatë ai shtoi se në përgjithësi, njerëzit ndihen më të çlodhur, dhe në fund, arritën pa probleme t`i kryejnë detyrat e tyre në orar të reduktuar të punës”.
Punonjësit nuk punonin më orë jashtë orarit, produktiviteti mbeti i njëjtë dhe reagimet e të tjerëve ishin pozitive. Rreth 80 për qind e punonjësve e vlerësuan projektin si të suksesshëm, sipas Gräler. Edhe pse kjo do të thotë përpjekje shtesë organizative për të si shef, ai dëshiron të vazhdojë javën e punës katërditore edhe pas përfundimit të projektit eksperimental.