Gjermani, ten*tohet t’i vihet fl*aka një xhamie

Policia gjermane ka bërë të ditur se një person i paidentifikuar ka tentuar t’i vë flakën një xhamie në qytetin perëndimor Këln.
Në njoftimin e policisë thuhet se personeli i sigurisë ka zbuluar të dyshuarin në orët e para të ditës jashtë Xhamisë Qendrore të qytetit, përderisa ai po derdhte një lëng.

Pasi u zbulua, i dyshuari u largua në këmbë dhe la pas vetes biçikletën e tij me një bidon me bënzinë dhe disa çakmakë.

Policia bëri apel për dëshmitarë dhe tha se incizimet e kamerave të sigurisë do të rishikohen për të identifikuar të dyshuarin.

Xhamia më e njohur e qytetit Këln, e cila udhëhiqet nga Unioni Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB), ka pranuar letra të shumta kërcënuese në vitet e fundit nga ekstremistët e krahut të djathtë dhe grupet neo-naziste.

Një shtet me mbi 82 milionë banorë, Gjermania ka popullatën e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Në mesin e pothuajse 5 milionë muslimanëve në Gjermani, 3 milionë janë me prejardhje turke.