Gjermani, qëlloi me armë dhe mban peng dy fëmijë, evakuohet aeroporti i Hamburgut, policia në kërkim të autorit


Një person i armatosur ka qëlluar me armë në aeroportin e Hamburgut dhe më pas ka përplasur automjetin e tij pranë aeroportit.

Zëdhënësi i policisë, njoftoi se trafiku ajror u ndal menjëherë dhe se terminalet gjithashtu u mbyllën.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie duke rrethuar zonën, po ashtu edhe helikopterët janë vënë në gatishmëri për të gjetur autorin. Sakaq raportohet se autori ka peng dy fëmijë.