Gjermani për rekord, ja shifra që dha për tërmetin

Në këto momente po mbahet konferenca e donatorëve në Bruksel.

Gjermani deri më tani është shteti që ka dhënë më shumë, dhe shifra është 11 milion euro.

Gjermania angazhon 11 milionë euro për rindërtimin +++

Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas deklaroi sot në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit 2019:

„Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve.”

Deri më tani:

BE-100 milion euro

KE-15 milion euro

Gjermania 11 milion euro

Suedia- 5.6 milion euro

Britania e Madhe 1 milion pound

Kroacia-1 milion euro