Gjermani në Mitrovicë konvertohet në mysliman, e merr emrin Januz

Një gjerman me emrin Jorg, e ka pranuar fenë islame në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë. Dëshmitar i kësaj ishte hoxha i kësaj xhamie, Fatmir Latifi, i cili konfirmon konvertimin e gjermanit.

Siç tregon hoxha, gjermani që deri tani quhej Jorg, tani do ta ketë emrin Januz.

“Jorgu gjerman e pranoj Islamin në Xhaminë e Shipolit, Mitrovicë! Elhamdulilah, Urime Januzi i ri!”, ka thënë Latifi./Reporteri