Gjermani: 200 pasagjerë shqiptarë të bllokuar në aeroport, ndërhyn Ministria e Jashtme

Bashkë do t’ja dalim ! Një lajm i mirë nga Gjermania!

Dyqind (200) pasagjerët shqiptarë të cilët do të duhet të fluturonin sot në orën shtatë (7) të mëngjesit me linjën ajrore Wizzair, u bllokuan në aeroport pa iu dhënë një shpjegim i qartë që përse ishin bllokuar.
Pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë tona në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe padyshim në koordinim me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur zhbllokimi i situatës.

Vetë përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë tona Diplomatike do t’ju informojnë për çdo hap të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve, shkruan në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë.