Gjermanët dalin në rrugë: “Boll më” çfarë koronavirusi (VIDEO)

Një numër i madh i qytetarëve protestuan sot në Berlin, kundër masave restriktive të aplikuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia gjermane njoftoi se më shumë se 100 protestues janë ndaluar derisa po protestonin në sheshin Aleksander Plac, pasi që një pjesë e mitingjeve kanë kaluar me dhunë.

Protesta të tilla nuk ka pasur vetëm në Berlin, por edhe në disa qytete tjera.

Në Dortmund policia njoftoi se janë sulmur edhe gazetarët në një protestë të mbajtur, por autori menjëherë është ndaluar dhe bëhet fjalë për 23 vjeçar. Protesta të tilla kishte edhe në Koln, ku protestues të revoltuar kanë detyruar që qytetarët para marketeve të nxjerrin maskat.

Edhe përkundër masave lehtësuese në Gjermani, megjithatë kanë shpërthyer protesta ditëve të fundit, ndërsa organizatorët e tyre janë kryesisht grupe djathtiste ekstreme dhe grupe që besojnë se koronavirusi është i parrezikshëm dhe se është një skenar global. (INA