Gjeneva e Zvicrës thyen rekorde, e bën pagën minimale më të lartën në botë

Gjeneva pritet të rrisë pagën minimale në vend në rreth 3800 euro, që raportohet të jetë më e larta në botë, pasi autoritetet lokale kanë aprovuar masat e reja në një votim të befasishëm, në qytetin e njohur zviceran. 500 mijë votues në kanton votuan pro kalimit të propozimit të sindikatave dhe partive të majta, pasi dy herë e kishin refuzuar në të kaluarën më 2011 dhe 2014.

Paga minimale për orë do të rritet në 21 euro për orë, gati dyfishi i asaj që është në Francë, si vend nikoqir. Tani në Gjenevë paga minimale mujore do të jetë 4086 franga bazuar në punën 41-orëshe në javë, apo 49 mijë franga në vit, një nga qytetet më të shtrenjta për të jetuar në botë.

“France 3” ka raportuar se masat kanë ardhur pasi qyteti zviceran, ekonomia e të cilit varet nga turistët, ishte goditur nga pandemia e koronavirusit. Pagat në Zvicër caktohen nga autoritet në 26 kantonet e shtetit, por jo në nivele tjera kombëtare. Paga minimale u aprovua nga 58 për qind e votuesve të Gjenevës dhe masat do të hyjnë në fuqi më 17 tetor.