Gjenerali pas grilave në një rast të montuar! Paralajmërohen protesta!


Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Sylejman Selimit, sepse sipas tyre ai po mbahet padrejtësisht në burg.
OVL e UÇK-së e kanë konsideruar këtë proces kryekëput politik duke thënë se sistemi i drejtësisë ndaj tij është hiq më pak së ‘politik, i padrejtë, injorues, aspak profesional dhe degradues për vet sistemin’.

Po ashtu përmes këtij njoftimi ata kanë deklaruar se në fillim të javës do të njoftojnë për mënyrën dhe formën e protestave në mbrojtje të së drejtës për Sylejman Selimin dhe vlerave të luftës.